Last Updated on 12/11/2026 by EL
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, e cila i kishte shpallur fajtorë vetëm për veprën penale të “prishjes së qetësisë publike”.
Megjithatë, për këtë vepër penale, tre të pandehurit përfitojnë nga ligji për amnistinë, duke bërë që çështja të pushohet. Apeli vendosi gjithashtu pushimin e çështjes për akuzat e tjera, në zbatim të ligjit nr. 57/2026 “Për Dhënie Amnistie”.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2024 në Shkodër, ku tre personat dhunuan 64-vjeçarin Vladimir Bruçi, pas një konflikti verbal për një vend parkimi.
Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me një total prej 24 vitesh burg. Ndërkohë, Apeli vendosi mospranimin e ankimit të prokurorisë ndaj vendimit të shkallës së parë./et
