Last Updated on 08/02/2025 by adminfjala
Partia Demokratike po bën gjithshka që shqipëtarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë, përmes takimeve me diasporën.
Këtë të enjte, me 13 shkurt, demokratët do të jenë në Francë pas takimeve me shqiptarët në Britani, Greqi, Bruksel e Venecia, etj.
Përfaqësuesit e demokratëve, Ilir Likaj, Andi Mustafaj, Ted Kopliku dhe Ethem Aga, do të zhvillojnë një takim me shqiptarët në Paris, për të informuar mbi proçesin e regjistrimit.
Takimi do të zhvillohet ne orën 19:00, ku shqiptaret atje, do të kenë mundësi jo vetem për tu informuar mbi proçesin e regjistrimit por dhe premtimet e PD për emigrantët.
Takohemi në Paris me datën 13 shkurt, ora 19:30 për një bashkëbisedim me Diasporën atje në lidhje me ofertën që Partia Demokratike ka për shqiptarët dhe për të informuar mbi proçesin e regjistrimit. Për çdo pyetje na kontaktoni”, thuhet në njoftimin e publikuar./E.T
