Përfaqësues diplomatikë të huaj kanë nderuar sot viktimat e një sulmi rus në kryeqytetin ukrainas Kiev, duke vizituar një lagje të goditur rëndë dhe duke vendosur lule në vendin e sulmit një ditë pas bombardimeve.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, udhëhoqi më shumë se 70 diplomatë drejt zonës së Lukyanivkës, e cila u godit gjatë një prej sulmeve më të rënda ajrore të luftës.
Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi përfshiu qindra dronë dhe raketa, duke shkaktuar të paktën katër viktima në dhe rreth kryeqytetit, si dhe dhjetëra të plagosur.
Diplomatët e huaj vendosën lule dhe shprehën solidaritet me viktimat dhe popullin ukrainas, ndërsa dënuan sulmet e fundit.
Ambasadori francez në Ukrainë, Gaël Veyssière, deklaroi se ukrainasit po tregojnë qëndrueshmëri pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, duke e cilësuar përdorimin e raketës “Oreshnik” si shenjë dobësie.
Ngjarja vjen në një kohë kur sulmet ajrore në Ukrainë janë intensifikuar, ndërsa lufta vijon të shkaktojë viktima dhe shkatërrime të mëdha në infrastrukturë civile./mxh
