Këtë të diel po zhvillohet protesta qytetare kundër qeverisë, që hyri sot në ditën e 106-të .
Qytetarët u grumbulluan si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.
Protestuesit, me postera e pankarta në duar, u zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Më tej, protestuesit vijojnë me fjalime, ndërsa bëjnë thirrje për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama./Mxh
