Last Updated on 05/10/2026 by Monika
Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të hënë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 128-të. Protestë është mbajtur këtë të hënë edhe para ambienteve të Kuvendit teksa po zhvillohej seanca e radhës plenare.
Si çdo pasdite, protestuesit u mblodhën fnë sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës./mxh
