Last Updated on 10/07/2026 by Monika
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqytetit, po zhvendosen me marshim drejt godinës së Kryeminsitrisë.
Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’, teksa sot shënohen 41 ditë tubimesh të përditshme.
Për të 41-ën ditë me radhë, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje për dorëheqje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare./mxh
