Nora Malaj u gjend në programin e “Shije Shtëpie” në Tv Klan jo si paneliste, por si zonja e kuzhinës për ditën e hënë. Përpara se të prezantonte recetat e zgjedhura prej saj, ajo tha se kjo ditë është shumë e shenjtë për të. Pedagogia u shpreh se djali i saj feston 36-vjetorin, por për të do të mbetet gjithnjë fëmija i vogël që i dha mundësinë të bëhej nënë.
Nora Malaj: Sot e kam ditë shumë të shenjtë.
Katerina Trungu: Vërtet? Do të ma thuash pse?
Nora Malaj: Sepse sot kam ditëlindjen e tim biri që megjithëse është bërë 36 vjeç dhe i uroj bekimet më të mëdha në jetë, ngelet gjithmonë ai fëmija i vogël që më ka dhënë dashurinë e madhe dhe që më krijoi mundësinë që të bëhesha nënë, që ndoshta është momenti më i jashtëzakonshëm i njeriut. Prandaj sot doja ta ndaja këtë gëzim të jashtëzakonshëm me ju dhe sot po gatuaj edhe për të./kb
