Pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, një reagim është bërë në llogarinë e tij në rrejtin social “FaceBook”, nga ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati.
Ai e konsideron të vështirë, të shkruash për jetën dhe karreierën e një personaliteti, ashtu si i drejtohet ai Nanos. Më tej shprehet se nuk mundet të marrë përsipër të ndajë një përshkrim të plotë të trashëgimisë së ish-kryeministrit, por thekson se personaliteti i tij ka lënë gjurmë te Bushati.
“Një njeri që, pavarësisht shumë nuancave gri që i ngjyrosin jetën, jam i bindur se do të konsiderohet nga historia si një burim frymëzimi për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë një Shqipëri demokratike”, shprehet ai.
Më tej Bushati, flet për punën që Fatos Nano ka bërë me partinë socialiste, me ecjen e saj që nga fillimet, për periudhat “e lavdishme” si edhe për rëniet e ndonjëhershme, ku përmend periudhën e burgut politik të Nanos, të cilin e cilëson të padrejtë, porn ë të mirë të reformimit të PS.
Ish-ministri më tej kujton, edhe ditezën, ose qëllimin e Fatos Nanos, që për të është treguese e një kapaciteti itelektual dhe mendje të shpejtë, : “të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet”, e këtë ish-kryeministri e ka provuar sepse sipar Bushatit ai: “ndau pushtet dhe përgjegjësi me personalitete politike brenda partisë dhe spektrit politik nga qendra në të majtë. Ai nuk iu nënshtrua impulseve të hakmarrjes ndaj kundërshtarëve të tij politik dhe as ndaj rivalëve apo kritikëve në parti. Fatos Nano realizoi për herë të parë dorëzimin paqësisht të pushtetit, duke organizuar zgjedhje të lira. Kësisoj ai themeloi institucionin e dorëheqjes dhe përgjegjësisë politike, duke siguruar një vend të rëndësishëm në histori.”
Në fund ai shpreh një lloj zhgënjimi ndaj partisë socialiste, e cila pas dorëheqjes së Nanos, më 2005, sipas tij nuk arritën të krijojnë një raport institucional të shëndetshëm. “Do të ishte në nderin e PS-së ta kandidonte për president në 2007 dhe 2012. Gjithashtu, brezat e rinj në PS do të duhet të përfitonin nga eksperienca e tij politike, si shenjë pjekurie dhe përgjegjshmërie e një force politike që ndërton brezat e udhëheqësve të ardhshëm, duke vlerësuar traditën politike dhe çimentuar të menduarit në mënyrë kritike”, përfundon ai duke shtuar: “Nderim dhe respekt për Fatos Nanon! U prehtë në paqe”. m.p.
