Last Updated on 17/07/2025 by adminfjala
Darien Shqina, djali i Grida Dumës ka bërë një postim në përkujtim të 40-ditëshit të ndarjes nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir Shqina si dhe gjyshes së tij.
Djali i ish-deputetes dhe analistes Grida Duma ka prekur me dedikimin e tij të ndjerë ku shprehet se sot është 40-ditëshi i ndarjes nga jeta edhe të gjyshes së tij, nënës së të ndjerit Ilir Shqina pasi ndërroi jetë një ditë para babait.
“Sot u krye 40-ditëshi për ndërrimin e jetës së babait dhe gjyshes sime. Tradita simbolizon paqen e shpirtrave të tyre dhe bashkimin me familjarët e tjerë që kanë ndërruar jetë. Tashmë të gjithë janë bashkë, na mbrojnë dhe na shikojnë nga një vend më i mirë. Bekuar qofshin!”, shkruan Darien në mesazhin e tij plot emocion.
Më herët Darien e përshkruan të atin si një figurë qendrore në jetën e tij, një mbështetje e palëkundur dhe një udhërrëfyes i përhershëm:
“Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe je mbrojtësi im.”
Ilir Shqina, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në shërbimin diplomatik shqiptar, ndërroi jetë në një moshë të re, vetëm një ditë pas humbjes së nënës së tij. Shqina ishte i martuar për 22 vite me Grida Dumën, një ndër figurat më të njohura të jetës publike në Shqipëri. Çifti u divorcua në vitin 2022. m.p.