Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pas kalim për gjykim të çështjes së Erion Veliaj, procesi mund të zgjasë 1 deri në 2 vite.
E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin gazetarja u shpreh se Veliaj do të ketë një rrugë të gjatë sa i përket procesit për gjykimin e dosjes së tij.
“Procesi i zakonshëm shkon deri në dy vjet vetëm në shkallën e parë, varet nga kushtet dhe rrethanat. Do ketë rrugë të gjatë zoti Veliaj”, tha gazetarja Klodiana Lala./Mxh
