Last Updated on 01/06/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave dhe zemërimit publik të shkaktuar pas incidentit të rëndë në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private. Në një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar qytetarëve dhe kritikëve të tij, Rama tha se e kupton revoltën e tyre dhe madje do të reagonte në mënyrë të ngjashme nëse do të ishte në pozicionin e tyre, duke e cilësuar ngjarjen si të papranueshme dhe shqetësuese.
Rama: Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit.
Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë Brenda, një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata.Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. PO të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve./a.d
