Last Updated on 21/04/2026 by Kesjana
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër falënderimi ish-homologes së tij të Kosovës, Vjosa Osmani. Në letrën dërguar Osmanit, Trump shkruan se në kuadër të Bordit të Paqes, është arritur shumë në një periudhë të shkurtër.
Presidenti amerikan i shkruan Osmanit se pas largimit nga Presidenca e Kosovës do të lërë një trashëgimi të rëndësishme.
Letra, e cila mban datën 8 prill u publikua nga vetë Vjosa Osmani në rrjetet sociale dhe tha se e ka pranuar ditën e djesme.
Letra e Trump
E nderuar Znj. Presidente,
Faleminderit për letrën tuaj shumë dashamirëse. Vazhdroj të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës.
Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore—veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë.
Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim.
Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj të mëtejshëm./kb
