Last Updated on 29/11/2026 by Monika
Në Tiranë po zhvillohet protesta e radhës të dielën më 20 nëntor, që përkon me ditën e Çlirimit.
Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më tej nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Në protestën e zhvilluar një ditë më parë u regjistruan përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve.
Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore 50 persona, mes tyre 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë./mxh
