Last Updated on 27/12/2025 by EL
Pas një viti të mbushur me receta virale dhe produkte trendi, ekspertët e ushqimit parashikojnë se 2026-a do të sjellë shije më të guximshme, porcione më të vogla dhe më të shëndetshme.
Konsumatorët po kërkojnë më shumë proteina, fibra dhe karboidrate duke u përqëndruar në ushqime të cilat gjithashtu realizohen shpejt pa humbur shumë kohë.
Falë rrjeteve sociale dhe pajisjeve si air fryer, patatja e pjekur po rikthehet gjithmë e më shumë në pjatë kryesore me mbushje kreative nga më të ndryshmet duke i qëndruar edhe traditave vendase.
Një ushqim trend dhe ekonomik, i përshtatshëm edhe për më të vegjlit.
Rikthim surprizë është lakra. Qoftë e gatuar shumë apo edhe thjesht e marinuar me pak kripë vaj ulliri e limon, lakra e bardhë dhe ajo e kuqe po gjendjen gjithnjë e më shpesh në tryezat e familjes si dhe në restorante.
Aq më pak që periudha e dimrit është ideale për përdorimin e saj si një shoqëruese e mirë e pjatave të tjera ose si një meso-vakt i lehtë.
Supërat mbeten në toplistën e ushqimeve më të kërkura dhe nuk e humbin asnjëherë shkëlqimin e tyre.
Sa i përket pijeve kombinimi i shijeve frutore me spec djegës pritet të jetë gjithashtu ndër trendet kryesore.
Sipas ekspertëve viti 2026 do të balancojë shëndetin, kënaqësinë dhe kreativitetin në kuzhinë, duke sjellë ushqime më funksionale dhe shije më të forta madje me receta të thjeshta./e.t
