Asnjë natë live nuk i ngjan tjetër në spektaklin e talenteve të rinj, “X Factor Kids”. Performanca të ndjera, këngë të kënduara me shpirt, emocione, lot, por edhe batuta, të gjitha të transmetuara në ekranin e Tv Klan.
Teksa të gjithë anëtarët e jurisë jepnin komentin e tyre për performancën e Ersës, Pirro Çako, ishte në qetësi, diçka po mendonte… Në imagjinatën e tij mesa duket ishte një duet mes Alketa Vejsiut Oriola Marashit.
Alketa Vejsiu: Çfarë ke more Pirro Çako shumë të menduar po të shikoj.
Pirro Çako: Po, po ju shikoja ju të dyjave në një duet!
Alketa Vejsiu: Mua dhe Oriolën?
Pirro Çako: Po!
Alketa Vejsiu: Në cilin version?
Pirro Çako: Nuk ka rëndësi, por ju shikoj.
Alketa Vejsiu: Ashtu?! Bukur një ide shumë e mirë do të ishte.
Fifi: Unë do të shkruaja një baladë.
Oriola Marashi: E sigurt që do e kishim thyer gjithë rrjetin!/K.M
