Ministri i mbrojtjes i Izraelit i është përgjigjur konfirmimit iranian për vrasjen e shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit.
“Garda Revolucionare po qëllon civilët dhe ne po eliminojmë udhëheqësit e terroristëve”, tha Israel Katz në një njoftim.
Mediat shtetërore iraniane raportuan më parë se Seyyed Majid Khademi ishte vrarë këtë mëngjes.
Izraeli ka dëmtuar rëndë industritë e çelikut dhe petrokimisë të Iranit dhe “do të vazhdojë të shkatërrojë infrastrukturën kombëtare iraniane, deklaroi Katz ndër të tjera.
