Last Updated on 20/10/2026 by EL
Autoritet doganore kanë mundur të pikasin një rast të modeklarimit të mallrave që do të çoheshin për eksport në Itali.
Përmes një njoftimi për mediet bëhet me dije, se një furgon i përzgjedhur rastësisht për kontroll në skaner, ka nxjerrë në “dritë” nëntë kondicionerë që do të dërgoheshin drejt shtetit fqinj.
Poseduesi i tyre nuk kishte deklaruar në doganë, ndaj menjëherë ndaj tij nisën procedurat doganore përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. Në njoftimin për mediet thuhej:
“Dogana Durrës – Kontrolle doganore në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të kontrolleve doganore në dalje të Republikës së Shqipërisë ????????, në linjën e tragetit Durrës–Bari, Dega e Doganës Durrës, në bashkëpunim me strukturën e Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kreu verifikime ndaj një mjeti të tipit furgon, i cili u përzgjodh për kontroll të mëtejshëm me skaner.
Nga kontrolli i ushtruar, u konstatuan kondicionerë të padeklaruar në deklaratën e eksportit.
Për rastin në fjalë, u ndoqën procedurat doganore përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi”./et
