Palestinezët në zonën e Huwara-s inspektuan dëmet pasi disa makina të përdorura u gjetën të djegura, pas një sulmi të kryer nga kolonë izraelitë. Pronari i një servisi makinash, Mohammed Oudeh, tha se biznesi i tij është burimi kryesor i të ardhurave për familjen.
Ushtria izraelite njoftoi se kishte marrë raportime për civilë izraelitë që hidhnin gurë drejt makinave palestineze dhe u vinin zjarrin pronave në zonë, por se kërkimet e kryera nuk identifikuan të dyshuar.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar së fundmi se autorët e sulmeve ndaj palestinezëve duhet të dalin para drejtësisë, duke i quajtur ata një “grup i vogël ekstremistësh”. Sulmet e kolonëve në komunitetet palestineze në Bregun Perëndimor janë raportuar të jenë shtuar muajt e fundit./mxh
