Last Updated on 16/10/2025 by EL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duket se nuk do të ndalet në luftën që ka nisur kundër drogës dhe kthimit në normalitet të asaj që ai e quan ‘të bërit të Amerikës të duket sërish mirë”. Së fundmi, Trump ka konfirmuar se ka autorizuar CIA-n për të zhvilluar operacione sekrete brenda territorit të Venezuelës. Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë ka shkaktuar reagime të forta nga udhëheqësit në Venezuelë.
Në javët e fundit, forcat amerikane kanë ndërmarrë të paktën pesë sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, duke lënë të vrarë 27 persona.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se SHBA po shikon edhe nga toka për të ndërmarrë goditje të tjera kundër karteleve të drogës në rajon.
Presidenti Nicolas Maduro, legjitimiteti i të cilit është vënë në pikëpyetje nga komuniteti ndërkombëtar pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit të kaluar, iu drejtua publikut në televizion duke bërë thirrje për paqe me Shtetet e Bashkuara. Prania e shtuar ushtarake amerikane pranë Venezuelës ka rritur shqetësimet në Karakas për një ndërhyrje të mundshme ushtarake, shkruan BBC.
Sipas raportimeve të Neë York Times, autorizimi i Trump-it i jep CIA-s të drejtën për të vepruar në mënyrë të pavarur brenda Venezuelës, ose si pjesë e një operacioni më të gjerë ushtarak amerikan./ K.M
