Last Updated on 04/04/2025 by adminfjala
Seanca paraprake për kreun e PD, Sali Berisha është shtyrë.
Seanca paraprake për Berishën për dosjen “Partizani” është caktuar data 11 prill, ora 9:30. Pas shqyrtimit, gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të të pandehurve.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.
Akuzat e ngritura:
- Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
- Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
- Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
- Andia Pustina – Financierja, e cila kryente operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim parash”.
- Xhimi Begeja-Ortaku i Jamarbër Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’. Ai akuzohet akuzohet për “Pastrim parash”.
Kujtojmë se klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla./e.t
