Java e 12-të e Premier Ligë ka prodhuar një rezultat surprizë. Nottingham Forest fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Liverpool, duke i dhënë një tronditje të madhe vendësve në garën për titull.
Liverpool e nisi më mirë, me Alexis Mac Allister që tentoi të shënonte pas disa minutave por portieri ia mohoi golin.
Sidoqoftë, me një kundërsulm, Murillo u gjend në vendin e duhur për ta zhbllokuar rezultatin (33’).
Vetëm një minutë më vonë, Igor Jesus shënoi për Nottinghamin por goli u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë.
Mysafirët prapë e gjetën rrugën drejtë rrjetës. Nicolo Savona shënoi një gol të bukur pas asistimit të Williams vetëm disa sekonda pasi nisi pjesa e dytë (46’).
Kurse, ishte Morgan Gibbs-White që e vulosi fitoren me një supergol (78’).
Arsenali ka mundësinë që të fitojë ndaj Tottenham, dhe diferenca me Liverpool të shkojë 11 pikë./ D.C
