Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në një kolaps të thellë, me pasoja të rënda për qytetarët që presin me vite të tëra për të marrë një vendim gjyqësor.
Sipas raporteve të fundit, numri i dosjeve stok në të gjitha shkallët e gjyqësorit ka arritur në shifrën alarmante prej rreth 200 mijë.
Për një proces të thjeshtë divorci, çiftet detyrohen të presin minimalisht pesë deri në gjashtë vjet nëse çështja kalon në Gjykatën e Apelit.
Ai u shpreh se , ekzistojnë raste ekstreme ku procese të përfunduara në shkallën e parë që në vitin 2017, ende nuk kanë asnjë datë planifikimi për shqyrtim të mëtejshëm, duke regjistruar plot nëntë vjet zvarritje.
Këto vonesa absurde po mbajnë qytetarët peng të një sistemi të bllokuar, duke vështirësuar përditshmërinë e tyre edhe për raste që konsiderohen me pak problematikë.
“Po me heqjen e telefonave. Ato presupozohet se duan të garantojnë sigurinë gjasme, ose si të thuash, pjesën më të madhe që ka të bëjë me dëshmitarët apo me dosjet, ose mosdaljen nga salla, përtej sallës së gjyqit, informacioneve që për ato janë sensitive, që kjo është e pakuptimtë fare.
Pra kur themi për shembull që gjykata, gjykata civile u bllokua, se i lamë, ngelën dhe nja gjashtë muaj të bllokuara ata nga 15 vjet që presin që të zhvillohet gjyqi, nga shkalla e parë. Në shkallën e dytë do bëhen 15 vjet e gjashtë muaj, me një stok dosjesh që mos gaboj se vajtën diku te 200 mijë tani.
Po flas për të gjithë sistemin, në tërësi janë rreth 200 mijë dosje. Është një proces gjyqësor, pra njerëzit sot ndahen, nëntë vjet ka… në Apel. Një çështje që ka mbaruar në 2017-ën në shkallë të parë, ka nëntë vjet akoma nuk ka datë planifikimi në Apel.”/ad
