Aeroplani i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pothuajse u godit nga një dron gjatë udhëtimit për në Oslo.
Ngjarja u bë e ditur në një deklaratë nga kryeministri norvegjez Jons Gus Støre.
“Fluturimi i tij pothuajse u godit nga një dron ndërsa po ngrihej nga Moldavia. Ky është realiteti në të cilin ai jeton”, tha Støre për transmetuesin publik norvegjez NRK.
Kryeministri norvegjez nuk specifikoi burimin e informacionit të tij ose sa afër iu afrua droni aeroplanit të presidentit ukrainas.
Zelensky ishte në kryeqytetin skandinav për të marrë pjesë në funeralin e Mbretit Harald V./mxh
