Një sulm me dron rus gjatë natës në qytetin jugor të Odesës ka lënduar 23 persona, ndërsa në spital u dërguan nëntë persona, përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, njoftoi guvernatori rajonal, Oleh Kiper.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në rajonin e Odesës publikoi video që tregon zjarrfikësit duke evakuuar njerëzit dhe duke pastruar rrënojat e një ndërtese banimi pjesërisht të shkatërruar.
Reuters konfirmoi vendndodhjen e videos duke krahasuar fasadën e ndërtesës, dritaret, llampat e rrugës, pemët dhe tabelat e bizneseve me imazhe të rajonit. Megjithatë, nuk u arrit të verifikohej data kur është filmuar videoja. Zyrtarët lokalë konfirmuan sulmin të martën, më 27 janar.
Sulmi rus gjithashtu ka dëmtuar një objekt energjetik, duke goditur portin kryesor të Ukrainës në Detin e Zi, njoftoi kompania energjetike DTEK./mxh
