Dueli mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua po afrohet, por një emër i njohur i muzikës britanike nuk do të jetë pjesë e spektaklit. Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila thuhet se ka refuzuar ftesën për të performuar në eventin e shumëpritur të boksit.
Dy ish-kampionët e botës në peshat e rënda do të përballen më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” në Cardiff, në një sfidë që është pagëzuar si “Beteja e Britanisë”.
Dua Lipa ishte konsideruar si një nga artistet që mund t’i jepte edhe më shumë shkëlqim mbrëmjes. Këngëtarja kosovaro-britanike ka eksperiencë me evente të mëdha sportive, pasi në vitin 2018 performoi në ceremoninë e finales së Champions League mes Real Madridit dhe Liverpoolit në Kiev.
Megjithatë, këtë herë emri i saj nuk do të jetë në skenën e eventit.
Turki Alalshikh, një nga figurat kryesore në organizimin e ndeshjes, foli për mundësinë e performancës së Duas dhe zbuloi se këngëtarja nuk ishte e interesuar të ishte pjesë e mbrëmjes. Sipas deklaratave të tij, ajo nuk është adhuruese e boksit dhe nuk ka një raport veçanërisht pozitiv me të.
Deklaratat kanë tërhequr vëmendje, sidomos për faktin se bëhet fjalë për një event që pritet të jetë ndër përballjet më të komentuara të vitit në boks.
Fury dhe Joshua, të dy ish-kampionë të botës, janë përballur tashmë me njëri-tjetrin jashtë ringut në konferencat promovuese, ndërsa më 11 dhjetor do të përballen për herë të parë zyrtarisht si kundërshtarë.
Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të ngjitet në ring si fitues i “Betejës së Britanisë”, ndërsa Dua Lipa do ta ndjekë këtë spektakël nga jashtë skenës./mxh
