Në Spanjë, dy persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin. Në rrugët e Katalonjës, përmbytjet e mëdha kanë bllokuar qarkullimin, duke lënë makinat pjesërisht të zhytura në ujë.
Autoritetet kanë bërë me dije se një person rezulton i zhdukur, ndërsa shprehën gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve./mxh
