Last Updated on 10/11/2025 by EL
Casini ndante të njëjtin pasion me Paglicci-n për qiellin dhe përvojat mbi retë.
Mario Paglicci dhe Fulvio Casini, dy biznesmenë italianë janë zhdukur pasi helikopteri i tyre privat është rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur sot në mëngjes rrënojat e helikopterit në një zonë malore në kufirin midis Markes dhe Toskanës në Itali.
Mario Paglicci ishte një argjendar i njohur nga Arezzo, ndërsa miku i tij Fulvio Casini ishte sipërmarrës i suksesshëm në fushën e ndërtimit të pasurive të paluajtshme.
Të dy bashkë i bashkonte pasioni për fluturimin dhe konsideroheshin me përvojë.
Hipoteza është se dy pilotët kishin tentuar disi një ulje të detyruar, por dështuan.
Mediat italiane raportojnë se ka shumë pak shpresa për t’i gjetur gjallë dy biznesmenët.
Ekipet e shpëtimit arritën në vendngjartje pas disa orësh ecjeje nëpër pyll në kreshtën midis Borgo Pace dhe Badia Tedalda , që shtrihet midis rajoneve të Toskanës dhe Marche. Po hetohet për shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë ka reaguar familja e biznesmenit të zhdukur Mario Paglicci, telsa falënderon të gjitha forcat e rendit dhe vullnetarët për përpjekjet e tyre në kërkimin dhe rikuperimin e të dashurit të tyre.
Deklarata u bë nga fëmijët e tij Gianluca dhe Maria, vëllai i tij Giancarlo dhe nipërit e tij Paolo, Silvia dhe Alessandra.
“Jam në paqe, sepse xhaxhai Mario ka ndërruar jetë me ëndrrën e tij: helikopterin e tij të dashur. Ai donte të fluturonte gjithnjë e më lart në jetë dhe punë. Ai ishte një mësues jete. Tani është detyra jonë morale të vazhdojmë të fluturojmë dhe të ëndërrojmë me të.”-shprehet mbesa e tij Alessandra./E.T
