Një 66-vjeçar banues në fshatin Shënavlash, të Durrësit ka humbur jetën. Sipas policisë, dyshohet se shtetasi T. A., ka ndërruar jetë si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me shtetasin T. A., 66 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili humbi jetën në spital, në Tiranë, dyshohet si pasojë e konsumimit të fotoksinës”, thuhet në njoftimin e policisë./K.M
