Një 73-vjeçare ka humbur jetën në Korçë. E moshuara Fluturie Potka ndërroi jetë nga asfiksia, pasi ra zjarr në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 të qytetit.
Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korent që përdorte e moshuara. Mësohet se Potka ishte e paralizuar dhe jetonte vetëm.
Grupi hetimor po punon për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./K.M
