Last Updated on 07/04/2026 by Anisa
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza të rënda dhe personale ndaj Kryeministrit Albin Kurti gjatë një interviste televizive në RTV Dukagjini. Në një gjuhë tejet të ashpër dhe të pazakontë për diskursin publik, Haradinaj ka sulmuar të kaluarën e Kurtit, duke e lidhur atë me figura të larta të regjimit serb.
Gjatë bisedës, ish-kryeministri Haradinaj iu referua Kurtit me epitetin pejorativ “flokqi”, duke pretenduar se gjatë kohës që në Kosovë po zhvillohej lufta dhe po flijheshin shqiptarët, Kurti kishte lidhje të afërta në Beograd.
Përveç pretendimeve politike, Haradinaj u ndal edhe në jetën private të Kurtit gjatë viteve të 90-ta. Ai pohoi se Kryeministri aktual ka qenë në një marrëdhënie romantike me një shtetase serbe.
“Ka qenë në marrëdhënie dashurie me një serbe të Prishtinës,” shtoi lideri i AAK-së, duke e përdorur këtë si argument për të vënë në dyshim kauzën kombëtare të Kurtit gjatë viteve të rezistencës.
