Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Turqia do të drejtohet nga Sergen Yalçin. Tekniku vendas ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare për të marrë drejtimin e përfaqësueses në këtë etapë të re.
Në këtë detyrë, ai do të zëvendësojë trajnerin italian Vincenzo Montella, i cili u shkarkua së fundmi nga detyra.
Vendimi i drejtuesve për të ndërprerë bashkëpunimin me italianin erdhi për shkak të rezultateve negative. Kohëzgjatja e kontratës katërvjeçare konfirmon besimin e plotë të federatës te aftësitë e trajnerit të ri.
Projekti afatgjatë synon t’i japë Yalçin kohën e nevojshme për të ndërtuar një grup solid e konkurrues. Objektivi kryesor i teknikut 53-vjeçar do të jetë arritja e rezultateve pozitive në kompeticionet e ardhshme ndërkombëtare./mxh
