Jasir Asani do të vazhdojë të jetë pjesë e Esteghlal edhe për sezonin e ri, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin iranian.
Pak ditë më parë ishte raportuar se bashkëpunimi mes palëve ishte ndërprerë, por zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të rikthehet te kampionët e Iranit dhe të vazhdojë kontratën e tij.
Esteghlal pagoi rreth 850 mijë euro për ta transferuar Asanin nga Gëangju në verën e kaluar. Gjatë sezonit të kaluar, 30-vjeçari zhvilloi 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi 13 gola.
Asani nuk ka luajtur që nga fundi i muajit shkurt, pasi aktiviteti futbollistik në Iran u pezullua për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Me marrëveshjen e re, sulmuesi shqiptar konfirmon vazhdimësinë e tij te Esteghlal./mxh
