Pesë adoleshentë u mbytën në një lumë në veri të Vietnamit të dielën. Njëri prej viktimave u rrëmbye nga rryma e ujit dhe katër adoleshentë të tjerë që u përpoqën ta shpëtonin. Fatkeqësisht ata të gjithë u rrëmbyen nga rrjedha e ujit.
Incidenti tragjik ndodhi pasditen në provincën Phu Tho, ku nxënësit të moshës 13 dhe 14 vjeç po argëtoheshin në bregun e lumit.
Ekipet e shpëtimit nxituan në zonë, por i gjetën fëmijët të vdekur disa orë më vonë. Një incident i ngjashëm ndodhi të shtunën në provincën Dak Lak (qendrore), ku pesë të mitur u rrëmbyen nga përroi ndërsa notonin në lumin Ban Lai, duke rezultuar në vdekjen e tyre.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Vietnameze, çdo vit regjistrohen afërsisht 5,000 vdekje të të miturve, të cilat i atribuohen mbytjes./et
