Last Updated on 04/09/2025 by adminfjala
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pasditen e së enjtes në lagjen Wedding të Berlinit, ku një automjet tip “BMW” përplasi një grup njerëzish, përfshirë fëmijë dhe edukatorë.
Sipas raportimeve paraprake të BILD, ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 në kryqëzimin e rrugëve Seestrasse dhe Donaugestell, në një moment kur disa grupe fëmijësh të shoqëruar nga edukatorë ndodheshin në zonë.
Nga aksidenti, një edukator ka pësuar lëndime serioze, ndërsa disa fëmijë janë plagosur lehtë. Shërbimet e emergjencës dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e përplasjes dhe po punojnë për të sqaruar numrin përfundimtar të të lënduarve dhe rrethanat e incidentit./e.t
