Last Updated on 11/08/2026 by EL
Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:00, pranë Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, shtetasi me inicialet E. N., 39 vjeç, dyshohet se është përfshirë në një incident gjatë zbritjes së mjetit të tij lundrues nga karroceria.
Në këto rrethana, dyshohet se tubi i gazit të mjetit lundrues ka shpërthyer aksidentalisht, duke i shkaktuar 39-vjeçarit djegie në trup.
I plagosuri mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas është nisur drejt Tiranës, ku do të marrë trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të incidentit./ET
