Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Guatemalë, ku një vajzë 15-vjeçare, e cila besohej se kishte ndërruar jetë, është zgjuar brenda arkivolit, ndërsa familjarët dhe të afërmit po mbanin zi për të.
Yuleidy Ixotoyac humbi ndjenjat rrugës për në një qendër mjekësore. Babai i saj, duke besuar se vajza kishte vdekur, pasi nuk arriti t’i dallonte frymëmarrjen apo pulsin, bleu një arkivol dhe e çoi në shtëpi.
Por, rreth tetë orë më vonë, gjatë ceremonisë së lamtumirës, të pranishmit vunë re lëvizje brenda arkivolit. Kur kuptuan se vajza po lëvizte, ajo mori menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacionit të raportuar, Yuleidy është tashmë e vetëdijshme dhe po rikuperohet. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe arsyet që çuan në deklarimin e gabuar të vdekjes së saj nuk janë bërë ende të ditura./ad
A 15-year-old girl in Guatemala wakes up in a coffin as her family mourns her
Yuleidy Ixotoyac was believed to be dead after losing consciousness on her way to a medical center. Her father said he could not detect any breathing or pulse, so he bought a coffin and took her home.
Almost eight hours later, during the farewell ceremony, mourners noticed the girl moving inside the coffin. She was given medical assistance.
Yuleidy is now conscious and recovering.
— NEXTA (@nexta_tv) October 12, 2026
