Last Updated on 19/11/2026 by EL
Nga Edmond Spaho
Kjo është një nga fotografitë më të turpshme për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.
Në Kosovë, për ata që mbajtën këtë qëndrim dhe fishkëllyen himnin e Shtetit të Izraelit. Në Shqipëri, për të gjithë ata që përkrahën dhe vazhdojnë të përkrahin këto akte të turpshme.
Shqipëria dhe Kosova nuk kanë parë kurrë keq nga Izraeli.
Përkundrazi, kanë parë vetëm të mira edhe në ditët më të vështira për shqiptarët. Izraeli, me urdhër të Kryeministrit Natanjahu, strehoi 200 kosovarë në vitin 1999 dhe dërgoi ekipe që ndihmuan 2000 kosovarë të tjerë në kampet e refugjatëve. Izraeli e ka njohur Kosovën në një kohë që ka vetë probleme territoriale dhe përpjekje për shkëputje.
Palestina të vetmin kontribut për Kosovën dhe shqiptarët ka deklarimin se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe shtetin e saj. Organizata e Vendeve Islamike nuk e njeh Kosovën dhe nuk lejon anëtarët e saj ta njohin, megjithëse Shqipëria është anëtare e kësaj organizate prej 35 vjetësh.
Shteti shqiptar mburret me mbrojtjen e çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithëse çifutët u strehuan dhe u mbrojtën nga njerëzit e thjeshtë. Shteti shqiptar, në të kundërt, ka njohur Palestinën, duke qenë nga vendet e para në botë.
Laraskat fondamentaliste të ekipit të futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për të mos thënë shteti i Kosovës, e kanë harruar kur Millosheviçi i vuri përpara në vitin 1999. Lobi çifut në Amerikë ju doli krah, bombardoi Millosheviçin, i çliroi dhe i njohu pavarësinë Kosovës në vitin 2008.
Harruat, more faqezi, politikanët shumë të lartë çifutë në Amerikë që u ngritën në mbrojtje dhe luftuan për Kosovën, si Sekretarja e Shtetit Madalene Ollbrajt, Zëvendës Sekretari dhe më vonë Sekretari i Shtetit Richard Hollbruk, Komandanti Suprem i trupave aleate të NATO-s në Evropë, Gjenerali Wesly Clark, Zëdhënësi i NATO-s James Rubin, Kongresmenët Tom Lantosh e Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan Benjamin Gilman, Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së William Cohen, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Klinton, Sandy Berger. Të gjithë çifutë!
Politikanë të tjerë çifutë me emër në botë, si Kryeministri i Izraelit Benjamin Natanjahu, Ministri i Kulturës i Francës Bernard Kushner, Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Elie Wiezel e shumë e shumë çifutë të tjerë u radhitën në krah dhe u bënë copë për Kosovën?
Më thoni emrin e një arabi që u ngrit për Kosovën, more faqezi? Nuk janë palestinezët, por Amerika dhe lobi çifut arsyeja që ekziston Kosova sot.
Shqiptarët, përfshirë ata të Kosovës, jo vetëm që janë mosmirënjohës, por kanë një gjykim tmerrësisht të cekët. Nuk dallojnë dot cilët kanë miq e cilët kanë armiq dhe nuk janë në gjendje të ruajnë marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet, siç bëjnë zakonisht shtetet që janë të vegjël dhe kanë nevojë për aleatë dhe mbrojtje ndërkombëtare.
Mosmirënjohësit ndaj miqve që ju gjendën në ditët më të vështira për shqiptarët janë bukëshkalë./Marrë nga Facebook
