Last Updated on 18/10/2026 by EL
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, së fundmi ka qenë në një lidhje live me emisionin “Breaking News” në ABC Neës, ku kryefjala ka qenë protesta e studentëve, ndërsa jemi në ditën e 6-të, si dhe dhuna e përplasjet e ashpra. Ndër të tjera, Karamuço ka dhënë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se në konfrontimin e djeshëm mes protestuesve dhe policisë ka pasur të shtëna me armë nga protestuesit:
“Qeveria ka detyrimin të tregojë me emra se kush fshihet, pra kush po e bën këtë regji dhune në Tiranë. Kush po e shkatërron kryeqytetin, gjykatat, bankat, dyqanet, plaçkitjet dhe gjithçka?! Pra, duam emra, mjaft më me teori që mund të jenë këta ose ata. Ka ardhur koha për emra dhe mbi të gjitha, për masa konkrete. Mbase ka ardhur koha, meqë policia dhe shërbimet e tjera monitorojnë grupet e komunikimit, të dimë kush po i urdhëron këta çunakë, adoleshentë, që të vendosin maska, të marrin fishekzjarre me dhjetëra mijëra euro. Kush i financon!
Dje në darkë janë gjetur municione brenda turmës. Ka pasur telefonata në sallën operative të Policisë së Tiranës, ku thuhet: ‘Kemi dëgjuar të shtëna me armë’. Të gjitha këto kanë vënë më pas në lëvizje policinë. Ky ishte shkaku kryesor, krahas një akti terrorist, për të cilin RENEA rrethoi Kryeministrinë. Kush janë këta që një lëvizje studentore duan ta kthejnë në një lëvizje për përmbysjen e rendit kushtetues?”. /et
