Last Updated on 18/11/2026 by Anisa
Është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Valentin Ftoni, i cili kërkohej nga Policia e Shkodrës për tre vrasje të ndodhura në vitet 2000 dhe 2001.
Ftoni mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 12:30, me avion charter, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, të cilët koordinuan veprimet me Policinë e Shtetit.
Ai ishte arrestuar në New York një muaj më parë, në kuadër të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë./ad
