Lajme të rëndësishme nga Amerika e Jugut, në prag të miqësoreve të muajit shtator.
Ekuadori ka emëruar Marcelo Gallardon si trajnerin e ri. Trajneri argjentinas, 50 vjeç, do të zëvendësojë bashkëkombësin Sebastian Beccacece, i cili u largua pas Botërorit 2026. Gallardo ka drejtuar më parë Nacionalin, River Plate dhe Al-Ittihad.
Ndërkohë, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e Brazilit dhe për fundin e ciklit të Neymar me Kombëtaren.
Trajneri italian tha se Neymar e meritonte të shkonte në Botëror, por tashmë fokusi duhet të jetë te lojtarët e rinj.
Ancelotti konfirmoi se Neymar nuk dëshiron të rikthehet në Kombëtare dhe theksoi se një futbollist me cilësitë e tij nuk mund të zëvendësohet.
Tekniku italian tha se Brazili po punon për të ndërtuar një skuadër të fortë për të ardhmen, duke u mbështetur edhe te talentet e rinj, përfshirë lojtarë të lindur në vitin 2008.
Sipas Ancelottit, Brazili duhet të rikthehet mes skuadrave më të mira në botë dhe miqësoret do të përdoren për të vlerësuar gjeneratën e re./mxh
