Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ku foli për vrasjen e Edmond Mahallës në Elbasan një ditë më parë. Llabani tha se viktima është një person me precedent penal, i hetuar në Itali jo vetëm për trafik ndërkombëtar por dhe për pastrim parash në Shqipëri.
Gazetarja theksoi se ngjarja lidhet me të gjithë veprimtarinë që Mëhalla është marrë ndër vite. Gazetarja theksoi më tej se Mëhalla është përfshirë katër ditë më parë në një sherr me persona që dyshohet se mund të jenë autorët e vrasjes së tij.
Anduena Llabani shtoi se kjo është një nga pistat ku po hetohet ndërsa theksoi se policia është e paqartë për të treguar se kush ishte pika kryesore që shkaktoi ngjarjen.
Një tjetër deklaratë e fortë ishte kur gazetarja tregoi se në vitin 2020, Edmond Mëhalla mbylli hetimet që nisën ndaj tij për pastrim parash duke korruptuar prokurorinë.
“Kishte kompani taksish, deri diku e kishte legjitimuar biznesin e tij. Të ardhurat që kishte siguruar më parë për të ushtruar aktivitetet që kishte si biznesmen ishin pasqyrë e një realiteti tjetër çka prokuroria nisi një procedim penal në 2020 për pastrim parash ndaj tij.
Falë pagesave dhe ndërhyrjeve në pjesën e hetimit, procesi ndaj tij u mbyll me kërkesë të prokurorisë. Që prej asaj kohë ai ka vepruar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë ku mendohet se është përfshirë në trafik droge.
Bëhet fjalë për një aksion të tre viteve më parë, ku nëpërmjet një akioni policor u deklarua se u humbën 50 kilogramë kokainë. Që aty filloi historia e larjeve të heaspeve mes grupeve dhe individëve në Elbasan. Duke përfshirë edhe Erion Alibej.
Kishte konflikt dhe policia po mbledh informacione. Kjo është pista kryesore e hetimit. Pyeta drejtues të policisë së qarkut. Janë të paqartë sepse viktima ka hesape të palara prej vitesh.”-u shpreh Llabani. m.p.
