Kirurgu i njohur Alexander Aslani është ekzekutuar në klinikën e tij në Marbella të Spanjës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të stafit dhe pacientëve.
Mediat e huaja raportojnë se një person i armatosur, i veshur me të zeza dhe me kapuç, hyri në ndërtesë dhe nisi të qëllonte disa herë në drejtim të kirurgut nga një distancë e afërt.
Raportohet se kirurgu Aslani u qëllua disa herë në kokë dhe në qafë.
Autori u largua me motoçikletë. Policia ka konfirmuar arrestimin e një adoleshenti suedez 18-vjeçar, si të dyshuar kryesor të krimit.
Aslani njihej për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale për ngritjen dhe formësimin e të pasmeve, të njohura si BBL dhe procedurave të tjera kozmetike./Mxh
