Last Updated on 12/10/2026 by EL
ELBASAN-Banorët e fshatit Fushë-Buall ne Elbasan protestuan para Bashkise, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm.
Prej 4 muajsh, 92 familje jane pa uje ne cezma pper shkak te punimeve për ndërtimin nje hidrocentrali nga koncensionari “Egnatia Hydropower” me pronar Paqsor Buzin. Sipas tyre, jane demtuar burimet natyrore.
Përveç mungesës së ujit të pijshëm, banorët shprehen të shqetësuar edhe depozitimin e inerteve ne shtratin e lumit qe shtojne rrezikun per permbytje.
Ne krah te tyre ishte Bianka Çopja, këshilltare bashkiake e PD-se qe akuzon bashkine per neglizhencë pasi prej muajsh nuk trajton shqetesimin e banoreve.
Banoret moren premtim nga n/kryetari i bashkise, Asim Sula se do te ngrihet grup pune i perbashket dhe me ujesjellesin per te inspektuar zonen ku po ndertohet HEC-i./et
