Last Updated on 24/11/2026 by Klara
Erlind Haaland pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në verën e vitit 2027. Situata që po kalon sulmuesi i Man.City po ndiqet me interesim të madh nga ekipe si Liverpool, PSG, Real Madrid dhe Barcelona. Sipas mediave angleze, edhe pse Haaland është nën kontratë deri në vitin 2034, drejtuesit e Man.City mund të marrin në konsideratë largimin e tij gjatë merkatos së verës, gjithnjë nëse “qytetarët” do të dënohen. Në pritje të vendimit përfundimtar, drejtuesit e klubit anglez i kanë vendosur çmim kartonit të “bomberit” norvegjez, janë gati ta lënë të lirë për 150 milionë euro.
Gjithnjë sipas mediave angleze, Liverpool është një hap përpara në raport me ekipet e tjera, pasi po e ndjekin pranë situatën e Haaland, por ka një dizavantazh të madh në këtë garë, mundësitë financiare. Prej vitesh, edhe dy gjigandët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, kanë zhvilluar sondazhe në distancë për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për transferimin e Erling Haaland.
Dënimi i mundshëm i Man.City ndez edhe një herë dritën jeshile, do t’i dhuronte një assist të rëndësishëm dy gjigandëve spanjoll. Është thuajse e pamundur që Haaland të qëndrojë te Man.City nëse dënimi do ta pengonte atë dhe klubin të konkurronin në Premier League apo në Evropë. Haaland rinovoi kontratën e tij me Man.City gjatë janarit të vitit 2025, por në kontratën e re nuk ka asnjë klauzolë largimi të përfshirë, pra çdo klub i interesuar për shërbimet e tij duhet të kontaktojë fillimisht me klubin anglez./k.m
