Elon Musk ka njoftuar planet për të prodhuar çipa për SpaceX dhe Tesla që do të përdoren për të furnizuar me energji makinat, robotët dhe qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale në hapësirë. Objekti i propozuar ‘Terafab’ do të ndërtohet pranë selisë qendrore të Teslës në Austin të Teksasit, tha miliarderi të shtunën, sipas Bloomberg.
Do të përqendrohet në prodhimin e dy llojeve të çipave: një për makinat dhe robotët humanoide, dhe një i dytë për përdorimin e SpaceX dhe xAI në zhvillimin e qendrave të të dhënave hapësinore. “Terafab teknikisht do të jetë dy fabrika [fabrika prodhimi çipash], secila prej të cilave do të prodhojë vetëm një dizajn çipi”, tha Musk në një postim në X.
Musk, drejtori ekzekutiv i SpaceX dhe Tesla, ka thënë se industria ekzistuese e prodhimit të çipave nuk po furnizon çipa mjaftueshëm shpejt për të përmbushur nevojat e projekteve të tij.
