Me një pasuri personale që kap vlerën e 500 miliardë dollarëve, shumica e njerëzve ndoshta do të mendonin të dilnin në pension dhe të jetonin të qetë. Por Elon Musk ka plane krejt të ndryshme.
Në një intervistë për podcast-in ‘Tesla Beat’, CEO i Teslës zbuloi se arsyeja pse vazhdon të punojë pa pushim nuk ka të bëjë me paratë, por me një motivim më të thellë filozofik.
Ai tregoi se burimi i pasionit të tij vjen nga një “krizë ekzistenciale” që përjetoi në adoleshencë, kur nuk mund të gjeti përgjigje të kënaqshme për pyetjet e mëdha të jetës as në tekstet fetare, as në veprat filozofike.
Pika e kthesës erdhi kur lexoi një roman humoristik fantastiko-shkencor, që sipas tij, i ndryshoi gjithçka. Musk arriti në përfundimin se “universi është përgjigjja” dhe se detyra e njerëzimit është të gjejë pyetjet e duhura që duhen bërë.
Nga ky realizim lindi vizioni i tij për kolonizimin e hapësirës dhe zgjerimin e jetës njerëzore përtej Tokës.
Në këtë mënyrë, pavarësisht pasurisë stratosferike, dalja në pension e parakohshme nuk do të jetë një mundësi për Muskun për një kohë të gjatë.
Për të, puna dhe inovacioni janë një detyrë ekzistenciale deri sa njerëzimi të vendosë kolonitë e para në planetë të tjerë./kb
