Last Updated on 18/09/2026 by Klara
Ermal Jauri është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
Ai zëvendëson Altin Janin, i cili u lirua nga kjo detyrë me vendim të zëvendëskryeministres Albana Koçiu dhe mbante këtë post që nga viti 2024.
Ndryshimet në drejtimin e institucionit janë mësuar përmes njoftimit në Fletoren Zyrtare./k.m

