Sociologu Gëzim Tushe shpjegoi sot në mënyrë sintetike një nga patologjitë e njohura me të shoqërisë shqiptare.
Tushe e cilësoi emigracionin si plagën më të madhe, që sipas tij edhe pse nuk është më në përmasa biblike, vijon të të jetë një proces i vazhdueshëm në tri dekada e gjysmë.
Sipas sociologut, emigracioni ka një ndikim shumë të madhe në jetën sociale, stabilitetin ekonomik, demografik dhe format e tjera të ekzistencës.
“Pa diskutim, në këtë paraqitjen tuaj kështu sintetike të problemeve sociale që ka shoqëria shqiptare, dëshmon një realitet i cili është i padyshimtë. Shëndeti i shoqërisë në këto momente, për një varg arsyesh të karakterit subjektiv, por dhe objektiv në shumicën e rasteve, pa diskutim, janë disa shkaqe që po i sjellin këto patologji të shoqërisë tonë, të cilat në një farë mënyre, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën sociale, në stabilitetin tonë ekonomik, stabilitetin social, demografik dhe në forma të tjera të stabilitetit ekzistencial të një shoqërie për të funksionuar normalisht. Këto patologji janë shumë të shumta.
Pa dyshim, problemi i parë që ju evidentuat dhe që është një plagë e madhe sociale për shoqërinë, është problemi i emigracionit dhe i largimeve nga Shqipëria. Pra, janë tre dekada e gjysëm që ky proces është, ngaqë ishte në fillim në përmasa një emigracion, siç e dini, pasi u rrëzua komunizmi dhe për 100 arsyet e atij sistemi të mbyllur, autokratik, me luftë klasash, me një racizëm biologjik, racizëm ideologjik, të gjitha format e tjera, ishte një shpërthim i madh dhe largimi i njerëzve në fillim të viteve ’90 ishte në përmasa biblike.
U larguan nga Shqipëria shumë njerëz, veçanërisht njerëz që kishin vuajtur nga ai regjim, nga ai sistem, por dhe të rinj, të varfër, për plot probleme të tjera, të cilët u larguan nga Shqipëria me shpresë se manjeti i perëndimit, tërheqja drejt perëndimit, do të krijonte kushtet e mundura për më shumë liri, për më shumë barazi, për më shumë prosperitet. Problemi është që, në qoftë që ky emigracion i parë, kjo plasje e kësaj tollumbaceje nacionaliste e këtij vendi të mbyllur me tela me gjemba, ku largimi prej tij konsiderohej si tradhti kombëtare, ka vazhduar në forma të ndryshme. Megjithatë, edhe pse nuk është në përmasa të tilla, po themi, biblike, meqë përdora këtë metaforën, është i pandërprerë, është i vazhduar dhe unë mendoj që në këtë çështje ka dy faktorë që vazhdojnë ta determinojnë këtë lëvizje të njerëzve nga Shqipëria”,-tha Tushe.
