Një moment i rrallë dhe plot humor është regjistruar gjatë një darke zyrtare të organizuar nga kryeministri Edi Rama në nder të presidentit francez Emmanuel Macron.
Në një video të papublikuar më parë, që tashmë po qarkullon në rrjete sociale, shfaqet artisti i njohur shqiptar Olen Cesari teksa performon me violinë, dhe papritur, në skenë i bashkohet vetë presidenti francez.
“Ky është një moment gazmor gjatë darkës zyrtare për presidentin francez Emmanuel Macron, të organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Pas interpretimit të disa pjesëve serioze, patëm këtë moment të çmendur, kur presidenti Macron më ndihmoi të luaja këtë pjesë”, shkruan Olen Cesari në postimin e tij, duke ndarë videon e veçantë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ky “duet i papritur” mes presidentit Macron dhe violinistit shqiptar është pritur me shumë entuziazëm në rrjete sociale, ku shumë komentues e kanë cilësuar si një shembull të bukur të diplomacisë përmes artit dhe humorit./ K.M
