Partia Demokratike ka përfunduar votimin për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.
Në garën për Sekretar të Përgjithshëm, Flamur Noka u rizgjodh me 184 vota, duke mposhtur kandidatin tjetër, Saimir Korreshin, i cili mori 84 vota.
Për postet e nënkryetarëve të partisë u shpallën fitues:
Belind Këlliçi me 177 vota, përballë Luçiano Boçit që mori 113 vota.
Nikola Kedhi me 174 vota, përballë Jonathan Panos që mori 101 vota.
Erisa Bajaziti me 193 vota, përballë Besa Manajt që mori 69 vota.
Drejtuesit e sekretariateve të Partisë Demokratike janë:
Sekretar Organizativ: Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun: Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian: Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin: Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal: Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu
Ndërkohë, Komisioni i Apelimit do të përbëhet nga Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi./Kb
